She Empowers Podcast. Femrat ne biznes.
Pse edukimi yt nuk po i shtyn njerëzit të blejnë, edhe kur ti je realisht e zonja Nëse po poston vazhdimisht, po edukon, po jep vlerë reale dhe prapë klientët idealë nuk po marrin vendim - ky episod është për ty. Nuk është problemi tek puna jote. As tek çmimi. As tek algoritmi. Problemi është mënyra si mesazhi yt po filtrohet në trurin e klientes. Në këtë episod zbërthejmë pse edukimi informon, por nuk aktivizon, dhe si pa e kuptuar po trajnon audiencën të të konsumojë - jo të të zgjedhë. ⏱ Time Stamps: 00:00 – Pse mund të jesh brilante dhe prapë të mos konvertosh – Admirim vs Vendim: diferenca që po të kushton – Shembulli i nutricionistes 45+ dhe pse “5 këshilla” nuk mjaftojnë – Edukimi vs Aktivizimi: ku vdes mesazhi yt – Pyetja që duhet t’i bësh vetes para çdo postimi Nëse e ndjen që suksesi yt aktual nuk përputhet me nivelin tënd real, ky episod do të të japë një lente të re për ta kuptuar pse.
4 episodes
Comments
0Be the first to comment
Sign up now and become a member of the She Empowers Podcast. Femrat ne biznes. community!