Ma Shqip me Flamur Vezaj
Pas videos-skandal të publikuar nga “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, vjen pjesa e dytë me reagimet dhe debatet që shkaktoi publikimi i pamjeve nga brenda burgut të Durrësit. Reagimet e Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet e befasishme, sekuestrimi i sendeve të paligjshme në burgje, deri te reagimet politike pas videos që trazoi opinionin publik. Por jo vetëm kaq. Në këtë episod do të flasim edhe për vajzat e showbiz-it dhe rrjeteve sociale që hyjnë në burgje për takime “speciale” me VIP-at e botës së krimit. Çfarë procedure përdoret? Si futen në burgje? Kush i falsifikon dokumentet dhe deklaratat e bashkëjetesës? Dhe cilët janë të fortët që presin në burg vajza të njohura të showbiz-it? Nga Gazmend Braka alias “Gaxhai”, Leonard Duka, Leart Haxhiu, Ramazan Rraja, Artur Haxhiosmani, Safet Bajri, Redjan Rraja, Petrit Lakatos alias Sulejmani e shumë të tjerë. Na ndiqni në një bashkëbisedim me Elton Qynon, me emra, detaje dhe prapaskena që nuk janë bërë publike më parë.
23 episodes
Comments
0Be the first to comment
Sign up now and become a member of the Ma Shqip me Flamur Vezaj community!