Billede af showet Ma Shqip me Flamur Vezaj

Ma Shqip me Flamur Vezaj

Podcast af Flamur Vezaj

engelsk

Nyheder & politik

Begrænset tilbud

1 måned kun 9 kr.

Derefter 99 kr. / månedOpsig når som helst.

  • 20 lydbogstimer pr. måned
  • Podcasts kun på Podimo
  • Gratis podcasts
Kom i gang

Læs mere Ma Shqip me Flamur Vezaj

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.Subscribe so you never miss a new episode!https://mashqip.comhttps://www.youtube.com/@MaShqipPodcasthttps://www.instagram.com/mashqipmeflamurvezajhttps://www.facebook.com/mashqipcom/https://www.facebook.com/flamur.vezaj/

Alle episoder

22 episoder

episode #E25:Goxhaj: Ja provat që kam qenë në UÇK, Rama e Azem Syla po gënjejnë!Ja kush ishte komandanti im? cover

#E25:Goxhaj: Ja provat që kam qenë në UÇK, Rama e Azem Syla po gënjejnë!Ja kush ishte komandanti im?

Pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla, Dritan Goxhaj thyen heshtjen në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”. Pse ishte pikërisht ai personi që lexoi pesë kërkesat e protestuesve?  A ka qenë vërtet pjesë e UÇK-së? Goxhaj publikon dokumente, dëshmi dhe kredenciale, tregon ku ka shërbyer gjatë luftës në Kosovë, nën komandën e kujt ka qenë dhe si e ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së.  Ai i përgjigjet drejtpërdrejt deklaratave të Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Azem Sylës, duke hedhur akuza të forta se po përdoret politika për të mohuar historinë e luftës. Goxhaj shpreh habinë edhe për reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe zbulon emrat e komandantëve me të cilët ka bashkëpunuar. Në intervistë ai flet edhe për procesin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, arsyen pse nuk udhëton në Kosovë apo në asnjë shtet tjetër jashtë vendit, si dhe rikthen në vëmendje episodet kur, sipas tij, Edi Rama nuk e respektoi UÇK-në kur ishte ministër i Kulturës. Pse, sipas Goxhajt, sulmet ndaj tij nuk kanë lidhje me të, por me përpjekjen për të shmangur debatin mbi kërkesat e protestuesve? Ndiqni intervistën e plotë vetëm në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #dritangoxhaj #azemsyla #komandant #uçk #protesta

26. juni 2026 - 59 min
episode E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston? cover

E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

Në episodin e radhës të “MaShqip me Flamur Vezaj”, zbulojmë prapaskenat e protestës qytetare që prej ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës. A ishte incidenti i Zvërnecit shkëndija që ndezi revoltën? Kush qëndron pas projekteve miliardëshe në Sazan dhe Zvërnec? Kush janë biznesmenët dhe investitorët që përmenden në dosje, investigime dhe debate publike? Me gazetaren investigative Lindita Çela analizojmë emrat që lidhen me projektet më të diskutuara në jug të Shqipërisë, nga Artur Shehu, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti për trafik droge, te emra të njohur të biznesit si Zamir Mane, Gaz Demi, Vasil Naçi, Alket Hyseni, Alaudin Malaj, Pëllumb Petritaj dhe të tjerë.  Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Gentian Progni, flet pa filtra për financimin e protestave, përçarjet e brendshme, ndërhyrjet politike, incidentet në terren, rolin e SPAK-ut dhe emrat që drejtojnë lëvizjen qytetare. Ai shpjegon gjithashtu objektivat e protestuesve, kërkesën për largimin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike që, sipas tij, duhet të mbajnë si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha. Një episod me dokumente, emra, akuza, prapaskena dhe debat të fortë mbi atë që po ndodh sot në Shqipëri. Na ndiqni në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #protesta #zvernec #gentprogni #linditacela #zamirmane #arturshehu #follower #vasilnaci #hetime #spak #politika #projekti #trump #dhenderri

12. juni 2026 - 1 h 50 min
episode #E23:Enrik Mehmeti flet ndryshe: Kush kontrollon sot botën e krimit në Vlorë?Turizmi dhe skandalet? cover

#E23:Enrik Mehmeti flet ndryshe: Kush kontrollon sot botën e krimit në Vlorë?Turizmi dhe skandalet?

Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, i ftuar është gazetari i njohur i Vlorës, Enrik Mehmeti, një emër që prej vitesh ndjek nga afër ngjarjet kriminale, politikën lokale (e jo vetem) dhe problematikat e qytetit bregdetar. Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Mehmeti bën një skaner të plotë të Vlorës, duke folur për ngjarjet më të bujshme që ka ndjekur gjatë karrierës së tij, grupet kriminale, zhvillimet e fundit në qytet, si dhe sfidat që përballet gazetaria investigative në terren. Ai ndalet edhe te vështirësitë e profesionit, presionet ndaj gazetarëve, raportet me institucionet, njohjet dhe takimet me personazhe të ndryshëm ndër vite, duke ndarë histori dhe përvoja të panjohura më parë nga puna e tij si gazetar. Në këtë intervistë trajtohen gjithashtu zhvillimet e turizmit në Vlorë, transformimi i qytetit, problemet që vazhdojnë të shqetësojnë banorët dhe sfidat që e presin një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Ndiqni intervistën e plotë në “Ma Shqip me Flamur Vezaj” në YouTube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale. Mos harroni të abonoheni, komentoni dhe ndani episodin me miqtë tuaj.

29. maj 2026 - 1 h 36 min
episode #E22:Kush janë vajzat e showbizit që bëjnë takime “speciale” me të fortët VIP në burgje? Gaxhai, Bajri, Duka, Haxhiosmani, Rraja ejt cover

#E22:Kush janë vajzat e showbizit që bëjnë takime “speciale” me të fortët VIP në burgje? Gaxhai, Bajri, Duka, Haxhiosmani, Rraja ejt

Pas videos-skandal të publikuar nga “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, vjen pjesa e dytë me reagimet dhe debatet që shkaktoi publikimi i pamjeve nga brenda burgut të Durrësit. Reagimet e Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet e befasishme, sekuestrimi i sendeve të paligjshme në burgje, deri te reagimet politike pas videos që trazoi opinionin publik. Por jo vetëm kaq. Në këtë episod do të flasim edhe për vajzat e showbiz-it dhe rrjeteve sociale që hyjnë në burgje për takime “speciale” me VIP-at e botës së krimit. Çfarë procedure përdoret? Si futen në burgje? Kush i falsifikon dokumentet dhe deklaratat e bashkëjetesës? Dhe cilët janë të fortët që presin në burg vajza të njohura të showbiz-it? Nga Gazmend Braka alias “Gaxhai”, Leonard Duka, Leart Haxhiu, Ramazan Rraja, Artur Haxhiosmani, Safet Bajri, Redjan Rraja, Petrit Lakatos alias Sulejmani e shumë të tjerë. Na ndiqni në një bashkëbisedim me Elton Qynon, me emra, detaje dhe prapaskena që nuk janë bërë publike më parë.

18. maj 2026 - 1 h 23 min
En fantastisk app med et enormt stort udvalg af spændende podcasts. Podimo formår virkelig at lave godt indhold, der takler de lidt mere svære emner. At der så også er lydbøger oveni til en billig pris, gør at det er blevet min favorit app.
En fantastisk app med et enormt stort udvalg af spændende podcasts. Podimo formår virkelig at lave godt indhold, der takler de lidt mere svære emner. At der så også er lydbøger oveni til en billig pris, gør at det er blevet min favorit app.
Rigtig god tjeneste med gode eksklusive podcasts og derudover et kæmpe udvalg af podcasts og lydbøger. Kan varmt anbefales, om ikke andet så udelukkende pga Dårligdommerne, Klovn podcast, Hakkedrengene og Han duo 😁 👍
Podimo er blevet uundværlig! Til lange bilture, hverdagen, rengøringen og i det hele taget, når man trænger til lidt adspredelse.

Vælg dit abonnement

Mest populære

Begrænset tilbud

Premium

20 timers lydbøger

  • Podcasts kun på Podimo

  • Ingen reklamer i podcasts fra Podimo

  • Opsig når som helst

1 måned kun 9 kr.
Derefter 99 kr. / måned

Kom i gang

Premium Plus

100 timers lydbøger

  • Podcasts kun på Podimo

  • Ingen reklamer i podcasts fra Podimo

  • Opsig når som helst

Prøv gratis i 30 dage
Derefter 129 kr. / måned

Prøv gratis

Kun på Podimo

Populære lydbøger

Ofte stillede spørgsmål

Flere spørgsmål og svar
Kom i gang

1 måned kun 9 kr. Derefter 99 kr. / måned. Opsig når som helst.