Ma Shqip me Flamur Vezaj
Pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla, Dritan Goxhaj thyen heshtjen në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”. Pse ishte pikërisht ai personi që lexoi pesë kërkesat e protestuesve? A ka qenë vërtet pjesë e UÇK-së? Goxhaj publikon dokumente, dëshmi dhe kredenciale, tregon ku ka shërbyer gjatë luftës në Kosovë, nën komandën e kujt ka qenë dhe si e ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së. Ai i përgjigjet drejtpërdrejt deklaratave të Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Azem Sylës, duke hedhur akuza të forta se po përdoret politika për të mohuar historinë e luftës. Goxhaj shpreh habinë edhe për reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe zbulon emrat e komandantëve me të cilët ka bashkëpunuar. Në intervistë ai flet edhe për procesin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, arsyen pse nuk udhëton në Kosovë apo në asnjë shtet tjetër jashtë vendit, si dhe rikthen në vëmendje episodet kur, sipas tij, Edi Rama nuk e respektoi UÇK-në kur ishte ministër i Kulturës. Pse, sipas Goxhajt, sulmet ndaj tij nuk kanë lidhje me të, por me përpjekjen për të shmangur debatin mbi kërkesat e protestuesve? Ndiqni intervistën e plotë vetëm në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #dritangoxhaj #azemsyla #komandant #uçk #protesta
23 episodes
Comments
0Be the first to comment
Sign up now and become a member of the Ma Shqip me Flamur Vezaj community!