Ma Shqip me Flamur Vezaj
Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, i ftuar është gazetari i njohur i Vlorës, Enrik Mehmeti, një emër që prej vitesh ndjek nga afër ngjarjet kriminale, politikën lokale (e jo vetem) dhe problematikat e qytetit bregdetar. Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Mehmeti bën një skaner të plotë të Vlorës, duke folur për ngjarjet më të bujshme që ka ndjekur gjatë karrierës së tij, grupet kriminale, zhvillimet e fundit në qytet, si dhe sfidat që përballet gazetaria investigative në terren. Ai ndalet edhe te vështirësitë e profesionit, presionet ndaj gazetarëve, raportet me institucionet, njohjet dhe takimet me personazhe të ndryshëm ndër vite, duke ndarë histori dhe përvoja të panjohura më parë nga puna e tij si gazetar. Në këtë intervistë trajtohen gjithashtu zhvillimet e turizmit në Vlorë, transformimi i qytetit, problemet që vazhdojnë të shqetësojnë banorët dhe sfidat që e presin një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Ndiqni intervistën e plotë në “Ma Shqip me Flamur Vezaj” në YouTube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale. Mos harroni të abonoheni, komentoni dhe ndani episodin me miqtë tuaj.
23 episodes
Comments
0Be the first to comment
Sign up now and become a member of the Ma Shqip me Flamur Vezaj community!