Ma Shqip me Flamur Vezaj

E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

1 h 50 min · 12 de jun de 2026
Portada del episodio E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

Descripción

Në episodin e radhës të “MaShqip me Flamur Vezaj”, zbulojmë prapaskenat e protestës qytetare që prej ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës. A ishte incidenti i Zvërnecit shkëndija që ndezi revoltën? Kush qëndron pas projekteve miliardëshe në Sazan dhe Zvërnec? Kush janë biznesmenët dhe investitorët që përmenden në dosje, investigime dhe debate publike? Me gazetaren investigative Lindita Çela analizojmë emrat që lidhen me projektet më të diskutuara në jug të Shqipërisë, nga Artur Shehu, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti për trafik droge, te emra të njohur të biznesit si Zamir Mane, Gaz Demi, Vasil Naçi, Alket Hyseni, Alaudin Malaj, Pëllumb Petritaj dhe të tjerë.  Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Gentian Progni, flet pa filtra për financimin e protestave, përçarjet e brendshme, ndërhyrjet politike, incidentet në terren, rolin e SPAK-ut dhe emrat që drejtojnë lëvizjen qytetare. Ai shpjegon gjithashtu objektivat e protestuesve, kërkesën për largimin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike që, sipas tij, duhet të mbajnë si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha. Një episod me dokumente, emra, akuza, prapaskena dhe debat të fortë mbi atë që po ndodh sot në Shqipëri. Na ndiqni në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #protesta #zvernec #gentprogni #linditacela #zamirmane #arturshehu #follower #vasilnaci #hetime #spak #politika #projekti #trump #dhenderri

Comentarios

0

Sé la primera persona en comentar

¡Regístrate ahora y únete a la comunidad de Ma Shqip me Flamur Vezaj!

Empezar

2 meses por 1 €

Después 4,99 € / mes · Cancela cuando quieras.

  • Podcasts exclusivos
  • 20 horas de audiolibros / mes
  • Podcast gratuitos

Todos los episodios

23 episodios

Portada del episodio #E26:Stafa: Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh? Miliona euro për fasada, në spitale...

#E26:Stafa: Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh? Miliona euro për fasada, në spitale...

MaShqip me Flamur Vezaj | I ftuar: Gazetari Osman Stafa Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh radhazi? Kush janë njerëzit që dalin çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës dhe pse protesta po bëhet gjithnjë e më e fortë?   Në episodin më të ri të “MaShqip me Flamur Vezaj”, gazetari Osman Stafa analizon me fakte zhvillimet e fundit në Shqipëri, arsyet pse protesta po zgjerohet dhe pse gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin besimin te institucionet.   Në pjesën e dytë të bisedës, Stafa ndalet te një nga temat më të ndjeshme: shëndetësia shqiptare. Ai sjell raste konkrete dhe fakte tronditëse për mungesën e ilaçeve, trajtimeve, pajisjeve dhe elementeve bazë në spitalet publike. Sipas tij, pacientë me sëmundje të rënda detyrohen të paguajnë nga xhepi për barna dhe trajtime që në shumë vende të botës ofrohen falas, ndërsa familje të tëra futen në borxhe në përpjekje për të shpëtuar jetën e të afërmve.   Ndërkohë, ai ngre pyetjen: Si është e mundur që qeveria shpenzon miliona euro për fasada, projekte estetike dhe propagandë, ndërsa në spitale mungojnë edhe mjetet më bazike për trajtimin e pacientëve?   Një bisedë pa filtra për protestën, shëndetësinë, korrupsionin, përgjegjësinë e institucioneve dhe arsyet pse gjithnjë e më shumë shqiptarë kërkojnë ndryshim.   📌 Mos harroni të bëni Subscribe, të komentoni dhe ta shpërndani këtë episod. Ndiqni MaShqip në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në MaShqip.com [http://MaShqip.com] për lajmet dhe intervistat më të fundit nga Shqipëria, Kosova, SHBA-ja dhe diaspora.

10 de jul de 20261 h 8 min
Portada del episodio #E25:Goxhaj: Ja provat që kam qenë në UÇK, Rama e Azem Syla po gënjejnë!Ja kush ishte komandanti im?

#E25:Goxhaj: Ja provat që kam qenë në UÇK, Rama e Azem Syla po gënjejnë!Ja kush ishte komandanti im?

Pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla, Dritan Goxhaj thyen heshtjen në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”. Pse ishte pikërisht ai personi që lexoi pesë kërkesat e protestuesve?  A ka qenë vërtet pjesë e UÇK-së? Goxhaj publikon dokumente, dëshmi dhe kredenciale, tregon ku ka shërbyer gjatë luftës në Kosovë, nën komandën e kujt ka qenë dhe si e ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së.  Ai i përgjigjet drejtpërdrejt deklaratave të Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Azem Sylës, duke hedhur akuza të forta se po përdoret politika për të mohuar historinë e luftës. Goxhaj shpreh habinë edhe për reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe zbulon emrat e komandantëve me të cilët ka bashkëpunuar. Në intervistë ai flet edhe për procesin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, arsyen pse nuk udhëton në Kosovë apo në asnjë shtet tjetër jashtë vendit, si dhe rikthen në vëmendje episodet kur, sipas tij, Edi Rama nuk e respektoi UÇK-në kur ishte ministër i Kulturës. Pse, sipas Goxhajt, sulmet ndaj tij nuk kanë lidhje me të, por me përpjekjen për të shmangur debatin mbi kërkesat e protestuesve? Ndiqni intervistën e plotë vetëm në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #dritangoxhaj #azemsyla #komandant #uçk #protesta

26 de jun de 202659 min
Portada del episodio E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

Në episodin e radhës të “MaShqip me Flamur Vezaj”, zbulojmë prapaskenat e protestës qytetare që prej ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës. A ishte incidenti i Zvërnecit shkëndija që ndezi revoltën? Kush qëndron pas projekteve miliardëshe në Sazan dhe Zvërnec? Kush janë biznesmenët dhe investitorët që përmenden në dosje, investigime dhe debate publike? Me gazetaren investigative Lindita Çela analizojmë emrat që lidhen me projektet më të diskutuara në jug të Shqipërisë, nga Artur Shehu, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti për trafik droge, te emra të njohur të biznesit si Zamir Mane, Gaz Demi, Vasil Naçi, Alket Hyseni, Alaudin Malaj, Pëllumb Petritaj dhe të tjerë.  Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Gentian Progni, flet pa filtra për financimin e protestave, përçarjet e brendshme, ndërhyrjet politike, incidentet në terren, rolin e SPAK-ut dhe emrat që drejtojnë lëvizjen qytetare. Ai shpjegon gjithashtu objektivat e protestuesve, kërkesën për largimin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike që, sipas tij, duhet të mbajnë si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha. Një episod me dokumente, emra, akuza, prapaskena dhe debat të fortë mbi atë që po ndodh sot në Shqipëri. Na ndiqni në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #protesta #zvernec #gentprogni #linditacela #zamirmane #arturshehu #follower #vasilnaci #hetime #spak #politika #projekti #trump #dhenderri

12 de jun de 20261 h 50 min
Portada del episodio #E23:Enrik Mehmeti flet ndryshe: Kush kontrollon sot botën e krimit në Vlorë?Turizmi dhe skandalet?

#E23:Enrik Mehmeti flet ndryshe: Kush kontrollon sot botën e krimit në Vlorë?Turizmi dhe skandalet?

Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, i ftuar është gazetari i njohur i Vlorës, Enrik Mehmeti, një emër që prej vitesh ndjek nga afër ngjarjet kriminale, politikën lokale (e jo vetem) dhe problematikat e qytetit bregdetar. Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Mehmeti bën një skaner të plotë të Vlorës, duke folur për ngjarjet më të bujshme që ka ndjekur gjatë karrierës së tij, grupet kriminale, zhvillimet e fundit në qytet, si dhe sfidat që përballet gazetaria investigative në terren. Ai ndalet edhe te vështirësitë e profesionit, presionet ndaj gazetarëve, raportet me institucionet, njohjet dhe takimet me personazhe të ndryshëm ndër vite, duke ndarë histori dhe përvoja të panjohura më parë nga puna e tij si gazetar. Në këtë intervistë trajtohen gjithashtu zhvillimet e turizmit në Vlorë, transformimi i qytetit, problemet që vazhdojnë të shqetësojnë banorët dhe sfidat që e presin një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Ndiqni intervistën e plotë në “Ma Shqip me Flamur Vezaj” në YouTube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale. Mos harroni të abonoheni, komentoni dhe ndani episodin me miqtë tuaj.

29 de may de 20261 h 36 min
Portada del episodio #E22:Kush janë vajzat e showbizit që bëjnë takime “speciale” me të fortët VIP në burgje? Gaxhai, Bajri, Duka, Haxhiosmani, Rraja ejt

#E22:Kush janë vajzat e showbizit që bëjnë takime “speciale” me të fortët VIP në burgje? Gaxhai, Bajri, Duka, Haxhiosmani, Rraja ejt

Pas videos-skandal të publikuar nga “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, vjen pjesa e dytë me reagimet dhe debatet që shkaktoi publikimi i pamjeve nga brenda burgut të Durrësit. Reagimet e Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet e befasishme, sekuestrimi i sendeve të paligjshme në burgje, deri te reagimet politike pas videos që trazoi opinionin publik. Por jo vetëm kaq. Në këtë episod do të flasim edhe për vajzat e showbiz-it dhe rrjeteve sociale që hyjnë në burgje për takime “speciale” me VIP-at e botës së krimit. Çfarë procedure përdoret? Si futen në burgje? Kush i falsifikon dokumentet dhe deklaratat e bashkëjetesës? Dhe cilët janë të fortët që presin në burg vajza të njohura të showbiz-it? Nga Gazmend Braka alias “Gaxhai”, Leonard Duka, Leart Haxhiu, Ramazan Rraja, Artur Haxhiosmani, Safet Bajri, Redjan Rraja, Petrit Lakatos alias Sulejmani e shumë të tjerë. Na ndiqni në një bashkëbisedim me Elton Qynon, me emra, detaje dhe prapaskena që nuk janë bërë publike më parë.

18 de may de 20261 h 23 min