Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi
Në këtë episod flasim për serialin “Bëje Tënden”, një projekt me gjashtë episode që trajton problemet më të shpeshta pronësore në familjet kosovare – nga barazia gjinore te ndarja e padrejtë e trashëgimisë. Producenti Fisnik Ademi dhe aktori Avdullah Gjikokaj ndajnë përvojat e tyre nga procesi i xhirimeve, sfidat në përballjen me mentalitetin e trashëguar dhe mesazhin që seriali synon t’i japë publikut. Ata flasin hapur për realitetin që ende e shohim në shumë familje: vajzat shpërfillen, pronat diskutohen vetëm për djemtë, e Kanuni shpesh sfidon ligjin. Ky episod sjell prapaskenat e një projekti të madh televiziv me mbi 150 persona në ekip, dilemat, ditët e nxehta të xhirimit dhe reagimet e para të publikut pas transmetimit të episodeve. Një bisedë e sinqertë, reale dhe e nevojshme për çdo shikues që dëshiron të kuptojë më mirë të drejtat e tij pronësore – dhe pse “Bëje Tënden” është më shumë se një serial. Implementuar nga: - ATRC, Advocacy Training and Resource Center. - Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke fuqizuar shoqërinë civile në proceset vendimmarrëse. Me mbështetjen e Bankës Botërore, përmes Fondit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit (SPF), ATRC zbaton projektin PIAKOS, i cili synon forcimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, veçanërisht për grupet e ndjeshme dhe komunitetet pakicë. Për më shumë: https://www.facebook.com/atrc.prishtina
14 episodios
Comentarios
0Sé la primera persona en comentar
¡Regístrate ahora y únete a la comunidad de Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi!