Ma Shqip me Flamur Vezaj
MaShqip me Flamur Vezaj | I ftuar: Gazetari Osman Stafa Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh radhazi? Kush janë njerëzit që dalin çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës dhe pse protesta po bëhet gjithnjë e më e fortë? Në episodin më të ri të “MaShqip me Flamur Vezaj”, gazetari Osman Stafa analizon me fakte zhvillimet e fundit në Shqipëri, arsyet pse protesta po zgjerohet dhe pse gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin besimin te institucionet. Në pjesën e dytë të bisedës, Stafa ndalet te një nga temat më të ndjeshme: shëndetësia shqiptare. Ai sjell raste konkrete dhe fakte tronditëse për mungesën e ilaçeve, trajtimeve, pajisjeve dhe elementeve bazë në spitalet publike. Sipas tij, pacientë me sëmundje të rënda detyrohen të paguajnë nga xhepi për barna dhe trajtime që në shumë vende të botës ofrohen falas, ndërsa familje të tëra futen në borxhe në përpjekje për të shpëtuar jetën e të afërmve. Ndërkohë, ai ngre pyetjen: Si është e mundur që qeveria shpenzon miliona euro për fasada, projekte estetike dhe propagandë, ndërsa në spitale mungojnë edhe mjetet më bazike për trajtimin e pacientëve? Një bisedë pa filtra për protestën, shëndetësinë, korrupsionin, përgjegjësinë e institucioneve dhe arsyet pse gjithnjë e më shumë shqiptarë kërkojnë ndryshim. 📌 Mos harroni të bëni Subscribe, të komentoni dhe ta shpërndani këtë episod. Ndiqni MaShqip në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në MaShqip.com [http://MaShqip.com] për lajmet dhe intervistat më të fundit nga Shqipëria, Kosova, SHBA-ja dhe diaspora.
23 episodios
Comentarios
0Sé la primera persona en comentar
¡Regístrate ahora y únete a la comunidad de Ma Shqip me Flamur Vezaj!