Ma Shqip me Flamur Vezaj
Në episodin e radhës të “MaShqip me Flamur Vezaj”, zbulojmë prapaskenat e protestës qytetare që prej ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës. A ishte incidenti i Zvërnecit shkëndija që ndezi revoltën? Kush qëndron pas projekteve miliardëshe në Sazan dhe Zvërnec? Kush janë biznesmenët dhe investitorët që përmenden në dosje, investigime dhe debate publike? Me gazetaren investigative Lindita Çela analizojmë emrat që lidhen me projektet më të diskutuara në jug të Shqipërisë, nga Artur Shehu, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti për trafik droge, te emra të njohur të biznesit si Zamir Mane, Gaz Demi, Vasil Naçi, Alket Hyseni, Alaudin Malaj, Pëllumb Petritaj dhe të tjerë. Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Gentian Progni, flet pa filtra për financimin e protestave, përçarjet e brendshme, ndërhyrjet politike, incidentet në terren, rolin e SPAK-ut dhe emrat që drejtojnë lëvizjen qytetare. Ai shpjegon gjithashtu objektivat e protestuesve, kërkesën për largimin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike që, sipas tij, duhet të mbajnë si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha. Një episod me dokumente, emra, akuza, prapaskena dhe debat të fortë mbi atë që po ndodh sot në Shqipëri. Na ndiqni në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #protesta #zvernec #gentprogni #linditacela #zamirmane #arturshehu #follower #vasilnaci #hetime #spak #politika #projekti #trump #dhenderri
22 Folgen
Kommentare
0Sei die erste Person, die kommentiert
Melde dich jetzt an und werde Teil der Ma Shqip me Flamur Vezaj-Community!